Aksident i rëndë, përplasen dy makina…

0
110

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur para pak minutash në Sarandë, në të cilën janë përfshirë dy makina.

Sipas asaj që shkruan Sarandaweb, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Sarandën me Markatën në zonën e njohur si Plagoti.

Mësohet se drejtuesit e makinave ishin dy emigrantë, të cilët ishin kthyer në Shqipëri për të festuar pashkët.

I plagosuri është identifikuar si Hajredin Dule, i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here