Ish-kreu i KQZ rrëzon regjistrimin e BD për zgjedhjet: Antiligjor, vendimi u mor mbi interesin e partisë

0
7

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, thotë se regjistrimi i partisë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor nga KQZ në mospajtim të hapur me ligjin është një fakt akoma më shumë në mbështetje të domosdoshmërisë për ndërtimin e administratës zgjedhore, përfshirë edhe KQZ, jo me përfaqësues të partive politike.

Kume thotë se komisionerët aktual  janë “te kapur” nga partia që i propozon deri në masën sa arrijnë edhe deri në mohimin profesional të vetes.

Sipas Kumes, angazhimi për zbatimin e këtyre rekomandimeve është i domosdoshëm nëse duam që të hedhim një hap më përpara drejt objektivës për të zhvilluar zgjedhje demokratike.

“Natyrisht edhe nëse bëhet ky ndryshim ai do të jetë vetëm një zhvillim që megjithë vlerën dhe efektin e madh që mund të ketë, nuk mjafton. Por duhet bërë me patjetër, ndryshe kot që harxhohen energji për rregulla më të mira ligjore”.

Ish-kreu i KQZ-së nënvizon se administrata e ndërtuar në bazë të propozimeve të partive politike, si tregon edhe ky vendim i fundit i KQZ-së, më shumë se sa angazhohet për të zbatuar ligjin, kujdeset që vendimi i saj të jetë i përputhur me interesin e partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here