Emri i “tradhëtarit” të radhës si deputet i rilindur

0
118

Në mbledhjen e thirrur ditën e sotme KQZ-ja vendosi regjistrimin e partive politike të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin pranë këtij komisioni për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatoi si deputet edhe kandidatin e LSI-së për qarkun e Beratit, Klajdi Qama.

Në rendin e ditës ishte njoftuar dhe mandatimi i Qamës i cili e çon në 14 numrin e deputetëve të LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të këtij grupi parlamentar. I vetmi deputet që nuk pranoi të dorëzonte mandatin ishte Lefter Koka.

Numri total i deputetëve në Kuvend arrin në 110, ndërsa mbeten bosh dhe 30 mandate të tjera nga opozita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here