Dortmundi humbet derbin, lamtumirë titullit

0
111

Verdhezinjtë humbën derbin kundër Shalkes dhe i dhanë fund ëndrrës për të fituar titullin kampion. 2-4 përfundoi derbi i Vestfalisë, më i zjarrti në futbollin gjerman.

Sfida nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Mario Gëces. Ky i fundit shfrytëzoi një asist perfekt të Sanços dhe dërgoi topin në rrjetë. Kaq zgjati lumturia e Dortmundit, pasi pjesa tjetër e ndeshjes do të kthehej në “ferr”. Katër minuta pas golit të Gëces, VAR-i ndërhyri dhe akordoi penallti për miqtë. Kalixhuri barazoi shifrat, ndërsa Salif Sane shënoi me kokë në minutë e 28-të, duke gjetur golin e dytë për Shalken.

Pjesa e dytë nisi shumë keq për vendasit. Marko Rojs la Dortmundin me dhjetë vetë në minutën e 60-të. Kapiteni kreu një ndërhyrje të ashpër nga prapa dhe kryesori i tregoi direkt të kuqen.

Goditje dënimi për Shalken dhe eurogol i Kalixhurit. Tensioni te vendasit kapi kulmin dhe tre minuta më pas përsëri karton i kuq. Ulf u ndëshkua dhe Dortmundi mbeti me 9 lojtarë! Belgu Vitsel shkurtoi rezultatin katër minuta nga fundi, por e menjëhershme ishte përgjigja e Embolo, i cili dërgoi përsëri Shalken në avantazh të dy golave.

Në ndeshjet e tjera ra në sy frenimi i Ajntrahtit në shtëpi. Ekipi nga Frankfurti nuk mundi të fitonte përballë Hertës së Berlinit, që luajti me një lojtar më pak 10 minutat e fundit. Dyseldorfi shkatërroi 4-1 Verderin e lodhur nga ndeshja e kupës, ndërsa arritën fitore edhe Laipcigu me Hanoverin. Trepikëshi e konfirmon Laipcigun në vendin e tretë me 64 pikë, pesë më pak se Dortmundi.

Dortmund-Shalke 2-4
(Gëce 14’, Vitsel 85’ / Kalixhuri (pen) 18’, 62’, Sane 28’, Embolo 86’)

Dyseldorf-Verder Bremen 4-1
(Raman 1’, Karaman 22’, Henings 56’, Sutner 73’ / Kruze (pen) 28’)

Ajntraht Frankfurt-Herta Berlin 0-0

Hanover-Mainc 1-0
(Uejdand 66’)

Laipcig-Fraiburg 2-1
(Verner 19’, Forsberg (pen) 78’ / Grifo 66’)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here