“Stema e mbretërisë ER”

0
122

Nga Ilir Demalia 

“Dje Edi Rama në krahë të majtë të xhaketës kishte vendosur një stemë me inicialet ER.

Kjo do do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar gjëndjen e rëndë psiqike të delirit hiperaktiv që është kryeministri .

Deliri një gjendje mentale të rënduar pasqyrohet nëpërmjet konfuzionit dhe dhe jashtë realitetit. Deliri është deluzion që mbështetet jo mbi fakte dhe realitete por mbi një fantazi që e mendon (pikturon) pacienti në mëndjen e tij që lidhet me madhështinë që ndërton me veten në fantazinë e tij.

Shenjat që paraqiten tek një delirat në gjendje psiqike të rëndë janë:

Nuk kanë stabilitet fokusimi qe rezultojnë në konfuzion medimi dhe nuk shqetësohen nga ambjenti.

Nje njeriu të sëmurë delirant i rëndojnë gjendjen medikamentet, drogat dhe pijet alkolike. Këto i rrisin ankthet, frikën, paranojën dhe si kundër peshë balance në situata të tilla, psiqika e sëmure i dërgon jashtë realitetit për të j’u larguar realitetit që i krijon ankthe, makthe, frikë.

Kështu Rama medon se ai është i dërguar i Zotit në tokën shqiptare.

Me ER e vendosur dje në xhaketë si ato familjet e mëdha të kontëve, visikontëve, lordëve, bajronëvë, që janë pjesë e mbretërive 1500 vjeçare, Rama pregatit veten për tu shpallur mbret dhe e ka të pikturuar në fantazinë e tij dhe kurorën mbretërore, jo si Ahmet Zogu mbret i shqiptarëve në kufijtë e 13-ës, por mbret i shqiptarëve në të gjithë trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjërë me bekimin e Spiropalit.”

Foto: Kryeministri Edi Rama ne seance parlamentare te 25 prillit 2019,  LSA

Fotografia e Ilir Demalia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here