Kush është “daja” i arrestuar për grabitjen e Rinasit, ish-polici që u akuzua për vjedhjen e floririt

0
125

Ragip Hajdini, një nga të dyshuarit për grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Personi në foto është Ragip Hajdini, ish-toger policie, i arrestuar ditën e sotme pranë Shkëmbimit të Kavajës, si i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

foto galeri

Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.

Hajdini, i njohur ndryshe si ‘Daja’ është banues në Kosovë dhe thuhet se dikur ka qenë toger policie në Pejë.

Emri i tij doli pas dëshmisë së Alkond Bengasit, dëshmitarit të penduar të Rinasit.

Sipas Policisë kosovari është një person i skeduar edhe më herët në Kosovë.

Ai ka punuar si toger Policie në Pejë deri në vitin 2012, kohë kur u akuzua se vodhi bashkë me oficerë të tjerë policie, 25 kg ar në brenda dhomën e dëshmive në komisariatin e Policisë në Pejë.

foto galeri

Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit u grabit përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012, lajm që bëri shumë bujë në atë kohë në mediet vendase

Ari thuhet se u nxorr jashtë nëpërmjet një togeri policie, më pas përfundoi në një argjendari për tu shkrirë drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here