A do largohet Rama pa mbyllur mandatin?! Flet Berisha: Shoh se…

0
103

Në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, përveç situatës politike në Kosovë dhe marrëveshjes së përfolur Prishtinë-Beograd, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe situatën aktuale në vend.

Në një kohë kur vendi zien nga protestat anti-qeveritare, Berisha shprehet i bindur se, kryeministri Edi Rama do të largohet pa mbyllur mandatin aktual.

I pyetur se, çfarë synoni të arrini si opozitë me anë të këtyre protestave?, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se: “Opozita ka vetëm një qellim largimin e Edi Ramës si kryeministër, krijimin e një qeverie provizore për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,

“Opozita sipas të gjitha polleve është sot shumicë e padiskutueshme absolute në Shqipëri. Por njëkohësisht ajo ndodhet para alternatives hamletiane “to be or not to be”. Unë kam besim të plotë se ajo do realizoje qëllimin e saj, largimin e Edi Rames dhe garantimin e te drejtës se shqiptarëve për të votuar të lirë si vëllezërit e tyre në Kosovë apo qytetarët e tjerë të rajonit”, deklaron ish-kryeministri Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here