Ju mund të keni parë një eklips të diellit edhe më parë, por kurrë një si ky, shkruan sot BBC.
Nëse jeni me fat dhe keni parë një eklips në jetën tuaj, duhet ta dini se sa i veçantë është ai moment. Ngjarjet si kjo kanë fuqinë për të na treguar se sa i vogël është vendi ynë në univers.
Një eklips është mbresëlënës kur e shohim nga Toka, por imagjinoni ta shikoni nga 50.000 metra mbi nivelin e detit, mbi planetin tonë dhe me çfarë… Me një tullumbace.
Eklips diellor nga Hapësira
Në të vërtetë, nuk ka nevojë ta imagjinoni ne mund t’ua tregojmë. Si pjesë e serive të reja BBC Studios, Earth From Space, ekipi në Sent to Space dhe Njësia e Historisë Natyrore e BBC-së kanë bërë vetëm këtë gjë, dërguan një tullumbace në hapësirëdhe krijuan një video të mrekullueshme 360 gradë të përvojës së filmuar nga tullumbacja.
Më 21 gusht 2017, balonë dhe gjashtë kamerat e saj u nisën nga një fushë në Fort Laramie, Wyoming.
Ekipi arriti të filmonte një moment të jashtëzakonshëm nga momenti i fillimit deri në përfundimin e plotë të tij vetëm përmes një tullumbaceje të pajisura me kamera. Por pamjet janë bërë publike vetëm së fundmi përmes një video-je e cila tregon në mënyrë të detajuar rrugëtimin e tullumbaces.