“Mbreti i skifterëve” të Londrës, me origjinë nga Vlora pranon akuzat

0
102

Asdrit Kapaj, 42 vjeç, preferonte të hynte në shtëpitë luksoze të periferisë së “të pasurve” në jugperëndim të Londrës, në një fushatë terrori thuajse 10-vjeçare.

I mbiquajturi “mbreti i skifterëve” të Londrës, pas demaskimit rrezikon tashmë të dënohet me disa vite burgim, pasi ka pranuar këtë të mërkurë në gjykatë të ketë vjedhur bizhuteri me vlerë më shumë se 500 mijë paund.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kapaj hyri në Britaninë e Madhe pas trazirave në Kosovën e periudhës së luftës me Serbinë, e hapi një dyqan peshku në Altringham, Greater Manchester.

Ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve. Por, më e rëndësishmja ishte se ai mbyllte dyert pas grabitjeve, duke bërë që shumë prej viktimave të tij të mos kuptonin që kishin rënë prè e vjedhjes.

Asdrit Kapaj, ndonëse “mbretëroi” për 10 vite në këtë zanat, nuk ka pasur kurrë precedentë të mëhershëm penalë. Ai pranoi para gjykatës të ishte autor i 21 vjedhjeve dhe dy tentativave për grabitje, vlera e produkteve të rrëmbyera gjatë të cilave arrin në rreth 542 mijë paund. Top Channel ka mësuar se Asdrit Kapaj është me origjinë nga një fshat i Vlorës dhe për të marrë dokumentet ka kërkuar azil si kosovar. Ndërkohë, prokurorja e çështjes ka thënë se vlera e grabitjeve gjatë 10 viteve të aktivitetit të pazbuluar të tij shkon në rreth 10 mln stërlina.

“Ai ka qenë këtu që prej moshës 16-vjeçare. Ka pasur leje qëndrimi të pakufizuar, është shtetas kosovar nga Serbia dhe ka ardhur këtu gjatë adoleshencës. Jeton këtu prej viteve ’90, është i martuar dhe me dy fëmijë dhe jeton në zonën Cheshire. Ka prova të mjaftueshme që tregojnë qarkullim të automjetit të tij gjatë kohës që kanë ndodhur grabitjet”, tentoi më kot mbrojtjen, avokati i tij.

Kjo, pasi kamerat e sigurisë “CCTV” e shfaqnin atë me mjetet e posaçme për grabitje dhe me kapuç në kokë. Vendimi për të do të jepet më 21 qershor, e deri atëherë ai do të qëndrojë në paraburgim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here