Befason Hoxha: Njëri nga grabitësit ka luftuar në Afganistan, si u kap nga amerikanët…

0
153

Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, bëhet fjalë për 38-vjeçarin Oltian Veseli.

I kam shkuar në shtëpi  Oltian Veselit. Në atë kohë sapo ishte deportuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003, për të bërë studime teologjike. Kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte, por është arrestuar nga marinast amerikanë në një përplasje me talebanët. Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi. Në 25 qershor të 2006, ai është riatdhesuar në Shqipëri. Nuk ta jepte përshtypjen që të kishte bërë atë. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, tha gazetari.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala, tha se ai u fut në pistë dhes se është autori që mbante automatikun në foton e publikuar nga mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here