25-vjeçarja humbi jetën pas lindjes, familjarët “shpërthejnë” në lot e britma në spital (video)

0
131

Një ditë më parë  25-vjeçarja Rexhina Debrova humbi jetën vetëm 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.  Pas kësaj ngjarje nga policia u arrestuan  mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano. E ndjera Rexhina Debrova, humbi jetën nga një arrest kardiak, 1 orë pas lindjes, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Por ky ishte një lajm shumë i hidhur për familjarët e saj.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga “Report Tv” familjarët pasi morën lajmin nisën të qajnë me lot e britma. Nga askush nuk prisnin ngjushëllim.

Familjarët akuzojnë për ngjarjen mjekët, pasi sipas tyre janë treguar neglizhentë dhe të pakujdesshëm, ndërsa mjeku kardiolog është paraqitur me vonesë.

Nga ana tjetër, shefja e shërbimit të spitalit në Elbasan, Teuta Ilirjani, është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here