“Range Rover-i” përplaset me 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë

0
155

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Burimet për “BalkanWeb” se në aksident janë përfshirë një mjet tip Range Rover dhe 2 autobusë, të linjës Korçë-Kapshticë.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që i ka prerë rrugën autobusëve.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here