Kush është 26-vjeçari që mbeti i plagosur në Tiranë

0
127

I riu që ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Mëzez, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj. Ai nuk është i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2012 pasi akuzohej se kishte plagosur me armë zjarri shtetasin A. Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Mëzezit, ku një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për vetëplagosur apo  plagosje.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here