E padëgjuar më parë! Vdes 11-vjeçarja, përdori pastë dhëmbësh me qumësht…

0
132

E padëgjuar më parë. Një vajzë 11-vjeçare vdiq pasi lau dhëmbët. Këtë gjë e bëri me dije e ëma e vajzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në West Covina, të Kalifornisë.

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë burime nga policia, 11-vjecarja ishte intolerante ndaj qumështit dhe pasta e dhëmbëve që ajo kishte përdorur ishte me përmbajtje qumështi.

Rrëfimi i nënës është vërtet i dhimbshëm. Ajo tregoi se 2 motrat po lanin dhëmbët në tualet, ndërkohë që vajza e madhe 15-vjeçare erdhi e tmerruar dhe i tha se motra e vogël Denise nuk po merrte më frymë.

Nëna tregoi se kur hyri në banjo vajzës i ishin nxirë buzët. Ajo lajmëroi menjëherë ambulancën por kur ajo mbërriti vajza kishte ndërruar jetë e mbytur.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e pastes së dhëmbëve, në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here