Denoncim i SKANDALIT të radhës/ Ja si Veliaj shpërdoron paratë publike, çfarë po bën këtë herë lali Eri?!!!

0
156

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka bërë denoncimin radhës ndaj Bashkisë Tiranë për një lulishte te zona e “Maternitetit të Ri”. Ajo sqaron nga lulishte ajo është bërë parkim dhe prapë është kthyer në lulishte.

Planet pa plan te Bashkise se Veliajt dhe shperdorimi i parave publike tek lulishtja e shkaterruar nga Bashkia prane maternitetit te ri.

Bashkia Tirane vazhdon te bej edhe te zhbej vepra publike me parate tona duke mos pasur asnje studim, asnje plan, asnje marreveshje me ata qe kane pronesi mbi token.

Rasti i rradhes eshte nje lulishtje ne hyrje te Maternitetit te Ri, e cila ekzistonte aty prej vitesh. Trualli i kesaj lulishte kishte siperfaqe 550 metra në pronesi te bashkepronarve Karapici , prone e kthyer fizikisht ne 2018 tek pronaret dhe ndodhet ne zonen kadastrale nr.8170. Pronaret kishin kerkuar qe tju jepej prona per parking por kjo kerkese ishte mohuar duke qene se ishte lulishte.

Deri ketu gjithcka normale, po cfare ndodh ne nje bashki qe nuk ja kane haberin letrave?

Bashkia vendos ne muajn shkurt 2019 qe Tirana Parking ta kthej lulishten perballe maternitetit si zone per parking automjetesh por pa bere marreveshje me bashkepronaret dhe ka nisur te bej parkingun. Ne kete rast pronareve u rilind e drejta per te kerkuar pronen, qe donin po ashtu ta benin parking, dhe ankohen ne Bashkine Tirane. E gjendur perpara kesaj situate, Bashkia e Veliajt terhiqet nga parkimi dhe rivendos ta kthej prap lulishte.

Pra Bashkia Tirane: Prish Lulishten ( para publike) Nis punimet per parkingun (para publike) Prish punimet e parkingut (para publike) Nis ndertimin prap te Lulishtes (para publike).

Edhe kulmi eshte qe gjithe kete situate shperndorimi te parave publike, paaftesi administrative na e ben edhe kronika gati suksesi neper tv si lulishtja e pemet e rradhes se Erioni Betonit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here