“Welcome New Albanians!” Ironizon Dylgjeri:: Hollanda pret të hapë dyert për Ralf, Rudinë, Shkëlqim, Rrush, Pjeshkë, etj

0
88

Nga Ylli Dylgjeri:

Welcome New Albanians!

Hollanda do të pranojë shqiptarë të rinj!
Një lajm po shëtit kancelarive. Është Parlamenti hollandez Ai që e ka prodhuar atë.
Pas votimit për refuzim të vizave për shqiptarët e “vjetër kriminalë” do votohet një ligj i ri për të futur në Hollandë shqiptarë të rinj fresh nga lista e shqiptarëve që kërkojnë azil apo punësim në europë. Shëmbulli është kopjuar nga Parlameti Shqiptar me deputetët e rinj ekselentë të sapo betuar.
Një argument tjetër është se shqiptarët, po u vjetëruan bëhen kriminelë. Kështu është menduar të popullohet me të rinj deri në moshën 30 vjeç. Hollanda tani pret të hapë dyert për të rinjtë me emra Ralf, Rudinë, Shkëlqim, Rrush, Pjeshkë, etj, të cilët janë të
pa prishur, të pa kriminalizuar e të pa thartuar.
Shqiptar!
Në aeroportin e Amsterdamit do të shihni shumë shpejt pankartën e madhe digitale me mbishkrimin:
Welcome new Albanians!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here