Si i fitoi Rama zgjedhjet në 2013?!! Deklaratë e fortë nga Basha: Kishte 19 kriminelë, tutorë prostitutash…

0
78

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” në Ora News, është shprehur se, PD është forcuar sepse shqiptarët kanë kuptuar se opozita është rreshtuar krah tyre.

Basha theksoi se Rama në 2013 i fitoi zgjedhjet sepse kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.

“Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betetjë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq. Ka nevojë për një transformim. Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane. Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh. Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta”, është shprehur Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here