Për ligjvënësit socialistë vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, është pjesë e një skenari të partive të caktuara ekstremiste dhe skeptike ndaj zgjerimit.
Pas vendimit të parlamentit holandez për vendosjen e vizave me Shqipërinë, deputetët socialistë kanë rendur të “fajësojnë” deputetët holandezë për këtë vendim, që sipas tyre bëhet për konsum të brendshëm politik.
Ditën e sotme, njëri pas tjetrit, kreu i grupit parlamentar, Balla e pas tij deputetët Kodheli, Bushati, Gjebrea e zv.ministrja e Brendshme, Voda, thanë se vendim ishte marrë nga partitë ekstremiste në Holandë dhe nuk ka të bëjë aspak me kriminalitetin e shtetasve shqiptarë.
Nga 5 partitë që votuan pro këtij vendimi, vetëm PVV e Gert Wilders është parti e ekstremit të djathtë, ndërsa të tjera janë parti të një tjetër spektri.