“Pushkatoi njerëz, theu eshtra”, Visar Zhiti i përgjigjet ish-kryepolicit: Paturpësi! S’kam punuar asnjë ditë në ofiçinë

0
298

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti foli për debatin me ish-shefin e policisë së kampit të Qafë-Barit, Edmond Çaja.

Zhiti e cilësoi paturpësi, faktin që një persekutor ngre gishtin mbi një të përsekutuar.

Visar Zhiti: Unë nuk kam punë me të, unë kam punë me shefin e policisë në kampin e Qafë Barit ku u bë një revoltë e rëndësishme e të burgosurve politike dhe dhuna policore, terrori i asaj kohe ndëshkoi burgun, pushkatoi njerëz, theu eshtra. Unë i përgjigjem këtij realiteti. Jam i detyruar ti përulem së vërtetës dhe të nderoj vuajtjen njerëzore dhe atë qëndresë të madhe dhe ta tregoj me gisht atë që pashë.

Beti Njuma: Nga letra e botuar nga ky person rezulton se njerëz që i kanë shërbyer atij sistemi diktatorial nuk kanë pendesë

Visar Zhiti: Po, ai bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, por kanë paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë policë dhe unë nuk jam më i burgosur politike, flasin kundër viktimave të tyre. Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme, nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e patolerueshme dhe e patolerueshme.

Beti Njuma: Kjo ishte problemi i letrës së tij që ishte e mbushur me krenari…

Visar Zhiti: dhe me shpifje. Mund të jetë një krenari boshe. Ka dhe shpifje të padurueshme dhe të dënueshme. Ky njeri e shikon kalimin tim nga burgu i Spaçit në Qafë Bar si i dërguar, kur unë shkoj me të gjithë të burgosurit. Ky njeri, nëse është ende njeri më thotë që kam punuar në ofiçinën e burgut. Unë nuk kam punuar asnjë ditë në ofiçinë, e tregojnë dokumentet e burgut. Nëse do të punoja, ofiçina është vend që të çojnë nuk e zgjedh vetë. I burgosuri shkon në ofiçinë, shkon në berberhane, shkon dhe në pushkatim. Unë nuk kam qenë për asnjë sekondë bashkëpunëtor i tij dhe i askujt tjetër. Është hapur dosja ime, njerëzit janë të lirë të flasin me dokumentacion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here