“Ose do vdesësh për bukën e gojës, ose do shesësh drogë”, Berisha: Saga e një të rejë në narkoshtetin e Edvinit!

0
96

Vazhdojnë denoncimet në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë më i fundit i publikuar prej tij, është mesazhi i një qytetari. Sipas këtij të fundit, gjatë vizitës së tij në spital për tu kuruar, doktori i spitalit nuk merrte asnjë masë pa marrë më parë ryshfet.

Statusi i Berishës:

Saga e nje te reje ne narkoshtetin e Edvinit!

Lexoni denoncimin e saj. sb

Pershendetje,sot e fillova diten ne spital.Shkova per tu vizituar dhe pa i dhene ryshfet ne dore doktori i spitalit te Vlores nuk te prekte me dore.Pasi me vizitoj me coj ne nje tjeter doktoreshe e cila kishte ikur perpara orarit te punes.Infermieret rrinin neper lulishtet e spitalit me telefona neper duar ne oraret e punes.Shkoj ne nje bar per te blere nje uje dhe askush sme jep fature.Shkoj diku te blej disa aksesore per shtepine.Asnje fature,mi dhane cmimet ne nje cope letre.Ne farmaci po ashtu morra 30 mije leke te vjetra ilace e asnje fature.Nderkohe qe babai im po kontrollohet dhe gjobitet pa te drejte dhe inatce 3 here brenda nje muaji.Une rrezikoj studimet e mia jashte vendit per asrye ekonomike per nje kaprico te shtetit shqipetar.Nje anarshi e papare ku ti nuk guxon te kerkosh te drejten tende sepse te fundosin keta njerez pa shkolle por me krahe te ngrohta.Bisnesi privat ne shqiperi nuk mbeshtetet perkundrazi rrenohet.Ne shqiperi ose do punosh per 300 mije leke e do vdesesh per buken e gojes ose do shesesh droge.Gjynah familja me ka punuar me djerse gjithe jetes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here