PO TANI TAULANT?

0
141

Ish-deputeti i PD Luciano Boçi ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas akuzave nga deputeti socialist Taulant Balla, se shefi i seksionit të Partisë Demokratike në Elbasan, Lavdosh Demaj, u arrestua për drogë.

Statusi i Luciano Boçit:

PO TANI TAULANT?

Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge.

Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.

Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.

Po tani Taulant?!

Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës?

Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë,

sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?

Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?!

Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.

Po dita ndryshon shumë nga nata.

Po kështu është kur ke mizën nën kësulë…

Pardon!

Çarterin nën kësulë, desha me thanë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here