Paloka bën thirrjen e fortë: Mos lejoni një kryeministër monstër, të na rikthejë në ditët e zeza

0
100

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, rivendosja e vizave nga Parlamenti Holandez është dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen edhe mbrapa në kohët më të errëta.

“Çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen , por po na kthen mbrapa në kohët më të errta .

 Nuk ka kaluar shumë kohë, por për fat të keq ne jemi njerëz që memorien e kemi të shkurtër…2010-2019

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur ne tentativë për të shkuar drejt perëndimit , qindra jetë shqiptarësh humbën në ujrat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhët e gjata nëpër ambasada ! Prindër që prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marrë malli për fëmijët emigrant. Vizë që në shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin në se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…

Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as për Berishën e as për Bashën që bën të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa.”, shkruan Paloka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here