Kryemadhi takim me veteranë të luftës nga batalioni “Atlantiku”: Nderim dhe përkujtim të sakrificave

0
95

Kryetarja e LSI-së Znj. Monika Kryemadhi priti në një takim një grup veteranësh të luftës nga batalioni “Atlantiku”, i krijuar 20 vite më parë me inisiativën e shqiptarëve të Amerikës, si pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi iu uroi mirëseardhjen dhe i falenderoi që në udhëtimin e tyre kanë përfshirë edhe vizitën në LSI, Znj. Kryemadhi theksoi rëndësinë që merr jo vetëm përkujtimi i luftës, i sakrificave dhe nderimi i gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës, por edhe trashëgimi i kësaj kujtese te brezat e rinj që duhet të dinë të vlerësojnë historinë e kombit dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur e trashëguar.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e batalionit Atlantiku falenderuan Kryetaren e LSI për pritjen që rezervoji dhe shprehën dëshirën për ti shtuar lidhjet mes shqiptarëve të diasporës dhe zhvillimeve në trojet shqiptare, duke nënvizuar idenë se lufta, gjaku dhe sakrificat e panumërta janë mesazhi i madh se detyrimi ynë është ti shërbejmë atdheut, ti shërbejmë kombit me përkushtim dhe devocion. ???

Fotografia e Monika Kryemadhi

Fotografia e Monika Kryemadhi

Fotografia e Monika Kryemadhi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here