Gent Cakaj shkarkon Pacollin, por jo biznesmenin Blerim Devolli

0
252

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, pasi u hoqi privilegjet konsujve të shteteve të tjera në Shqipëri, ka filluar me shkarkime të konsujve të nderit.

Rrahim Pacolli është vlerësuar i padenjë nga Gent Cakaj për të bartur titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë, por jo edhe biznesmeni nga Peja, Blerim Devolli.

Shqipëria kishte katër konsuj nderi në Kosovë, mes tyre edhe biznesmenët Rrahim Pacollin e Blerim Devolli.

Cakaj, ministër nga Kosova, ka shkarkuar Pacollin me arsyetimin se ai  nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

Mirëpo njëjtë ministri kosovar në kabinetin e Edi Ramës nuk e ka parë Blerim Devollin, i cili vazhdon të mbajë titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

Blerim Devolli është konsull nderi i Shqipërisë në komunën e Pejës.

Ndërkaq Pacolli, i kontaktuar nga Gazeta Express, ka thënë se nuk është në dijeni që Cakaj e ka shkarkuar nga pozita e nderit që po e mbante në Shqipëri.

“Unë nuk jam në dijeni, bile prej juve po e dëgjoj këtë gjë”, është shprehur Pacolli.

Pacolli ishte Konsull nderi në Komunat Prizren, Dragash, Suharekë dhe Mamushë me zyrën e konsullatës së nderit në Prizren.

Ndryshe, veprimet e ndërmarra nga Cakaj kanë vënë në pah emërimet jo aq të ndershme të bëra nga Kosova dhe Shqipëria në pozitën e “Konsujve të Nderit.

Gazeta Express ka raportuar javë më parë se Kosova ka emëruar në Shqipëri Mentorn Nazarkon, që është edhe këshilltar i kryediplomatit Behgjet Pacolli, dhe Mimoza Ndroqin, që është gruaja e biznesmenit shqiptar Ylli Ndroqi, e për të cilin është raportuar se është dyshuar që ka qenë i përfshirë në një rast të trafikimit me narkotikë.

Konsulli i Nderit është titull diplomatik që e marrin shtetasit me nënshtetësi të vendit pranues, e që konsiderohen se janë të denjë për të përfaqësuar imazhin e shtetit që i emëron. /Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here