E paprecedent/ Kthimi i vizave për shqiptarët, Meta: Këmbanë alarmi

0
120
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për kërkesën Kuvendit të Holandës që kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët. Nga studio e emisionit  “Përballë” ka thënë se kjo kërkesë është një këmbanë alarmi.
Featured image of article: Mundësia e kthimit të vizave për shqiptarët, Meta: Këmbanë alarmi

Meta tha se duhet të bëjmë çmos që kjo që ka ndodhur sot të mos kthehet në efekt domino edhe për vendet e tjera, me qëllim që këto vende të mos kthejnë regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Nuk do të doja ta nisja si me krizën dhe me lajmin që na vjen nga Holanda. Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë. Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqetësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë, siç mund të jetë Britania e Madhe. Së dyti duhet të punojmë sa me ngushtë me Komisionin Evropian që të mos keni më një situatë që mund të krijonte një perceptim negativ për Shqipërinë. Kjo na tregon që janë disa arritje që mund të jenë të cënueshme për vendin tonë. Kjo kërkon një reflektim dhe angazhim të fortë”, u shpreh Presidenti.

Parlamenti Holandez ka votuar sot ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here