Arian Galdini: Zgjedhjet dhe Dialogu nuk janë as të Edi Ramës as për Edi Ramën!

Në një takim përgatitor me Ekipin Drejtues të LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Kryetari i saj dhe pedagogu Arian Galdini u bëri thirrje të pranishmëve që të rrisin këmbënguljen dhe komunikimin me qytetarët për tu shpjeguar atyre sesa e rëndësishme janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Këto zgjedhje lokale, – u shpreh Kryetari i LDE Galdini, – nuk janë as të Edi Ramës, as të Rilindjes dhe as të Opozitës. Zgjedhjet janë të qytetarëve dhe veç për qytetarët. Asnjë rregull loje nuk bëhet për të mirën publike kur palët shpallin luftra e kriza të dakordësuara, për të mbërritur në paqe konveniente.

U bë 30 vjet që kjo klasë politike i ka kthyer krizat në cikle për të ribërë ujdi me konsensus negativ e për të ribërë pazare. Kurrë, kurrë, nuk ka ndodhur që prej krizave ciklike të shkaktuara, administruara, mbyllura e ricikluara nga të njëjtat palë dhe të njëjtët aktorë, të prodhohen marrëveshje parimore, të dlira, të pastra, të drejta dhe në favor të lirisë, demokracisë dhe së mirës publike. Mbajtja e shqiptarëve peng nën darën mes luftës dhe pazarit është një nga ligësitë më të mëdha të kësaj klase politike. Shoqëritë ndryshojnë, rregjimet bien, kur ka njerëz të papërlyer që ngrihen në këmbë, ngrenë krye, bëhen bashkë dhe guxojnë ti sfidojnë të gjitha palët dhe luftën e pazaret e tyre. Këtu jemi ne si LDE.

Jemi kryelartë përballë palëve, luftës dhe pazareve të tyre. Ne nuk po hyjmë në zgjedhje për asnjërën palë. Ne po hyjmë në zgjedhje për qytetarët, me qytetarët. Çështja nuk është më nëse je me Opozitën a Rilindjen. Çështja është nëse je me hajdutët, luftrat dhe pazaret e tyre apo me qytetarët e ndershëm dhe të papërlyer. Ne si LDE e kemi ndarë mendjen të jemi me qytetarët e ndershëm e të papërlyer. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje kolegëve tanë të Koalicionit Opozitar, që të hyjnë në zgjedhjet lokale.

Ne si Opozitë e djathtë nuk mund të refuzojmë zgjedhjet pse i vjedh Edi Rama, Perëndimin pse na do në zgjedhje dhe qytetarët pse na duan në fletët e votimit për të na votuar. Dialogu është domosdoshmëri. I dhimbshëm, i vështirë por domosdoshmëri. Të hyjmë së bashku në zgjedhje sepse moshyrja në zgjedhje nuk na vendos përballë Edi Ramës por përballë Perëndimit. Zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen dhe LDE do të hyjë në zgjedhje qoftë edhe si partia e vetme opozitare dhe e djathtë.”

Arian Galdini: Zgjedhjet dhe Dialogu nuk janë as të Edi Ramës as për Edi Ramën!

Paloka bën thirrjen e fortë: Mos lejoni

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko