Reshjet nuk e kanë kursyer as këtë të diel kryeqytetin, ndërsa disa rrugë janë pushtuar nga uji.
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare ku tregon se zona e Kombinatit në Tiranë është përmbytur. Ai nuk harron të shigjetojë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, të cilat sipas tij nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm të shesin propagandë idiote.
“Ne Tirane Kombinati permbytet tej e tej rilindja shet propagande idiote. (Video).Kjo eshte Bashkia,qe kurre nuk e duam!!!”, shkruan Vasili.