Panariti: Kursimet tona grabiten ose investohen në biznese jashte vendit!

0
6

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar sërish pas grabitjes së ndodhur në Rinas. “Kursimet tona grabiten ose investohen në biznese jashte vendit! Dhjete milione euro, depozita bankare ishte vjedhja spektakolare më e fundit! Ashtu si dhe më parë autoret e vjedhjes dhe pergjegjesit e sigurise enden të lire! Por një e treta e depozitave tona janë “tretur” dhe nuk ndodhen fare në Shqipëri”, shkruan Panariti.

Statusi:

Kursimet tona grabiten ose investohen në biznese jashte vendit! Dhjete milione euro, depozita bankare ishte vjedhja spektakolare më e fundit! Ashtu si dhe më parë autoret e vjedhjes dhe pergjegjesit e sigurise enden të lire! Por një e treta e depozitave tona janë “tretur” dhe nuk ndodhen fare në Shqipëri! Sasia e valutes se transferuar dhe investuar jashte eshte plot 3 miliard euro. Ose nje nga tre euro të kursyera dhe depozituara në banke nga qytetarët, nuk ndodhet më aty dhe nuk perdoret për të kredituar shqiptaret dhe bizneset e tyre apo për investime në vend ! Ato para kanë fluturuar jashtë! Depozituesit e parave në banke, mendojne se ato ndodhen ne kasaforta ose të investuara si kredi ne ekonomine e vendit! Gabim! Një e treta e parave ka fluturuar jashtë, ndersa depozituesit vendas kane vetem një shifer kompjuterike mbi një cope leter si maredhenie apo marreveshje besimi me banken. Prandaj edhe Henri Ford thoshte :”Te jeni të lumtur qe kursimtaret e thjeshte nuk e dine se çfarë ndodh me parate e tyre, sepse po ta dinin do tju kishin permbysur qe pa gdhire”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here