Grida Duma: Përfshirja e grave në politikbërje, influencon rritjen e shoqërisë…

0
150

“Gruaja në politikë ka qene është dhe do të jetëgjithmonë; sepse ajo influencon gjithë rritjen e shoqërisë. Çështja me politikën dhe gruan është, ku qëndron ajo, sa lart, sa e vlerësuar me meritë, dhe jo e numëruar me kuotë”, u shpreh Duma.

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ishte e ftuara e nderit në kongresin zgjedhor të grave të BDI në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e saj zonja Duma theksoi se përfshirja e grave në politikbërje influencon rritjen e mëtejshme të shoqërisë ku ajo jeton dhe vepron.

“Përgjatë këtyre tre dekadave është folur kaq shumë për pjesëmarrjen e gruas në politikë, për kuotat, për sa e nevojshme është që gruaja të jetë në vendimarrje.

Por unë dhe ju e dini, që kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm një çështje seminaresh, trajnimesh, legjislacioni apo formularësh e numrash. Gruaja në politikë ka qene është dhe do të jetëgjithmonë; sepse ajo influencon gjithë rritjen e shoqërisë. Çështja me politikën dhe gruan është, ku qëndron ajo, sa lart, sa e vlerësuar me meritë, dhe jo e numëruar me kuotë. Të dashura kolege dhe të dashura mikesha, unë e di çfarë do të thotë të bësh karrierë e aq më tepër politikë, në një vend ish komunist dhe patriarkal.

Kur them vend patriarkal nuk kam asnjë gjykim për burrat dhe kurrë nuk do zgjedh të jem ndër ata që fajësojnë më shumë burrat për sfidat e grave. Madje mendoj që kur gratë nuk janë të mirëvendosura në shoqëri burrat nuk jetojnë më mirë, jetojnë keq pikërisht sepse bashkëjetojnë me gra që nuk janë mirë me veten,

Por më lejoni të ndaloj këtu dhe të ndaj me ju njëshqetësim të rëndësishëm, i cili nuk ka të bëjë me shumë fjalë të vetëm moralizuese që kemi thënë deri sot për gruan në politikë dhe shoqëri.

Nëse përgjatë historisë gruaja shqiptare, ajo e Shqipërisë, e Kosovës apo Maqedonisë së Veriut e kudo, ka ditur ti japë besim shtysë motivim madhështi djalit, burrit, babait por nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me vajzën me veten me motrën rrallëherë me nënën.

Dhe kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm shqiptare apo ballkanike, ky është rrugëtimi i gruas në histori. Tek rritja e vajzave duhet të kemi të njëjtën mënyrë rritje si me djemtë, ky do të jetë embrioni i zhvillimit të vërtetë të gruas në politikë.

Kurre nuk do tju them mbështeteni një grua thjeshtë dhe vetëm sepse është grua, kjo do ta zhvlerësonte gruan sepse vlerësimi vetëm nga gjinia është po aq i dēmshēm sa zhvlerësimi vetëm nga gjinia.

Por mes jush që jeni gra fituese të një force politike e cila ka sjellë ndryshime të rëndësishme politike në Maqedoninë e Veriut, mund tju drejtohem modestisht me këtë mesazh: Kur përballë nesh është një grua e suksesshne, e arrirë që ia vlen ta dëgjosh, që i thërret veshit tonë të arsyes, të mos na e mjegullojë mendjen paragjykimi i zakonshëm për të gjetur ndonjë gjë që nuk shkon tek ajo. Të mos na errësojë mendjen zakoni që jemi mësuar të kërkojmë të tjerë pas suksesit të saj. Njëgrua e tillë duhet të jetë lavdia e seicilës prej nesh, këto gra fituese meritojnë nga njëra tjetra maksimumin e mbështetjes sepse nga këtu nis ndërtimi për një botë meritash dhe vlerash…..”

foto galeri

foto galeri

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here