Në Paris, Frankfurt, Amsterdam, ushtria del në mbrojtje të popullatës nga një sulm ushtarak, paramilitarësh terroristë, kur rreziku konsiderohet iminent ose i pashmangshëm, jo kundër bandës që ka hyrë në aeroport 3 herë rrjesht nga e njëjta derë.”
Me këtë deklaratë, Gent Strazimiri, ish-deputeti i PD, ka rrëzuar poshtë justifikimet e kryeministrit Edi Rama sot për të futur Ushtrinë në mbrojtje të aeroportit.
“Po, ka ndodhur njëherë, – shton Strazimiri në vijim, – në fillim të viteve ’90 në Siçili që ushtria doli në rrugë me blinda kundër Mafias, po ky nuk është rasti ynë… Këtu Mafia është në qeveri!” ka përfunduar ai.
Kundërpërgjigja e ish-deputetit të PD erdhi pas mesazhit të Ramës në rrjetet sociale se “’Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.
Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”.