INTERVISTA/ Kryemadhi: Grabitja në Rinas e planifikuar, paratë do përdoren për zgjedhje

0
128

“Rinasi është një nga hallkat e të gjithë zinxhirit kriminal që sot në Shqipëri është institucionalizuar. Mund të jetë edhe një prapaskenë tjetër. Për të larguar një koncesionar dhe për të sjellë një tjetër”, shprehet Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos se grabitja e Rinasit është një veprim terrorist.

“Ngjarja e Rinasit nuk ishte një film i Hollivudit. Të guxojnë ta bëjnë në shtete të rëndësishme. Për mua ngjarja është veprim terrorist. Përveç vjedhjes së parave. Në radhë të parë duhet të kishim një deklaratë të qartë se sa është vlera e grabitur, për të informuar opinionin publik”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shkon edhe më tej, duke thënë se është e çuditshme se grabitje të tilla ndodhin para zgjedhjeve.

E pyetur se me këtë nënkupton se paratë do të përdoren për zgjedhje, Kryemadhi thotë se është e bindur për këtë.

“Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se ky është rasti i përsëritur. Para zgjedhjeve ndodhin këto fenomene, çuditërisht. Do ta shikoni shumë shpejt këmbimi i euros. Euro ka rënë sepse kanë hyrë në treg paratë e grabitura. Policia nuk vazhdon të gjejë paratë, por bën “ciu ciu” në Twitter, duke akuzuar opozitën, sikur ishte faji i saj.

Paratë do të përdoren për zgjedhje?

Unë jam e bindur që për këtë është, pasi për mua është një skemë funksionale, e cila është në bashkëpunim me punonjës banke, firmën transportuese dhe Policinë e Shtetit. Rinasi është një nga hallkat e të gjithë zinxhirit kriminal që sot në Shqipëri është institucionalizuar. Mund të jetë edhe një prapaskenë tjetër. Për të larguar një koncesionar dhe për të sjellë një tjetër. Edhe kjo mund të jetë. Janë shumë gjera që vendosin në dilemë që vendosin në pikëpyetje sigurinë e vendit”, u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here