Grabitja në Rinas, Berisha: Një skenar shtetëror, një vjedhje paraelektorale…

0
91

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

Berisha thekson se shteti po vjedh veten. Mënyra se si përdoret ushtria është një tradhëti Kombëtare sipas Berishës.

“Ky Parlament është i paligjshëm sepse ka mandate krimi. Mandate të cilat duhet hequr që Shqipërisë t’i kthehet identiteti”, shprehet Berisha.

Berisha: Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here