Detaje të reja nga grabitja në Rinas. Dalin pamjet e reja!!! Çfarë ndodhi …

0
120

Të tjera pamje kanë dalë nga grabitja e ndodhur të martën në orën 15:00 në Rinas.

Këto janë ku duket furgoni i grabitjes duke u futur në rrethimin e aeroportit dhe më pas për të bërë grabitjen.

Nga pamjet duket një nga grabitësit që thyen çelësin e derës së zjarrfikëses dhe më pas furgoni futet brenda.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se momenti i grabitjes ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turneve të punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Ka qenë zjarrfikësja që ka lajmëruar për thyerjen e perimetrit të sigurisë, pasi ka marrë sinjalizimin e hapjes së derës.

Ndërkohë që kamerat e sigurisë të vendosura nga ICTS-ja mësohet se janë totalisht jashtë kontrollit.

Nga ana tjetër policia në Rinas është inekzistente, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë njoftuar gojarisht në lidhje me ngjarjen dhe më pas janë vendosur në ndjekje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here