SKANDALI/ VKM që nxjerr zbuluar Qeverinë, ministri Lleshaj drejtues i Aviacionit Civil

0
148

Ndersa Qeveria eshte e angazhuar keto ore per ta percjelle gjithe fajin e grabitjes tek koncensionari apo edhe tek personazhe te tjere sic ishte shkarkimi qe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku i beri Drejtorit te Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Kerri del ne drite nje fakt trondites.  Ajo cfare nuk dihet eshte fakti se  Ministri aktual i brendshëm, deri pak kohë para se të merrte postin që mban, ka qenë kryetar bordi në Aviacionin Civil. Dhe bashkë me të, anëtar i të njëjtit bord ka qenë edhe një tjetër njeri i afërt i kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ne fakt sic tha ministrja, kjo situate me probleme e autoritetit ka qene prej kohesh, gje qe prek direkt ministrin aktuale te Brendshem.

VKM me poshte i thote te gjitha 

 

 

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here