Përplasja Milan dhe UEFA, tjetër hetim për klubin kuqezi

0
140

Qeveria europiane e futbollit pritet të dënojë edhe një herë Milanin i cili nuk ka arritur të fshijë defiçitin prej 120 milion euro në buxhetin e tij në tre vitet e fundit.

Nuk ka paqe mes Milanit dhe UEFA-s. Të përfshirë prej muajsh në një betejë të gjatë gjatë ligjore, palët do të përplasen sërish në lidhje me Fair Play Financiar.

Maxresdefault 1

Njoftimi është bërë nga vetë UEFA, që nuk jep sqarime të tjera deri në vendimin që pritet të merret nga Dhoma Arbitrare. Por e sigurt është që ky hetim nuk lidhet me atë të mëparshmin që ndëshkoi Milanin me 12 milion euro gjobë dhe reduktimin në listën e futbollistëve që mund të federojë për Kupat e Europës. Për këtë çështje, klubi kuqezi i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Mediat italiane bëjnë të ditur se në rast të një tjetër dënimi, Milani duhet të përballet me një tjetër gjobë si dhe rrezikon të përjashtohet nga merkato e verës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here