Foto/ Zbulohet maska e përdorur nga grabitësi Admir Murataj, i vrarë në Rinas

0
141

Maska të tilla përdoren shpesh nga grabitësit në raste të ngjashme. Nga burime të lapsi.al pranë grupit të hetimit, mësohet se Murataj e kishte lidhur maskën që të puthitej sa më mirë me kokën e tij.

Grabitja e së mërkurës në Rinas ishte mendur në detaje. Gjithçka ndodhi në më pak se 5 minuta në një koordinim perfekt. E vetmja gjë që deri tani duket se ka shkuar keq është vrasja e 40-vjeçarit Admir Murataj.

Ky i fundit ishte një nga grabitësit që kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë maskimi. Për të humbur gjurmët dhe ngatërruar hetuesit ai kishte vendosur një maskë silikoni në kokë. Maska që përdori ai gjendet lehtësisht në internet dhe kushton bashkë me transportin vetëm 33 dollarë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here