Habiten shkencëtarët/ Gruaja jetoi 99 vite me zemrën në krah të djathtë, pa e ditur

0
102

Rasti shumë i rrallë quhet situs inversus me levocardia dhe përkon me në zhvendosjen e shumicës së organeve vitale në anën tjetër, sikur të kesh një pasqyrë brenda trupit.

Rose Marie Bentkey jetoi 99 vjeçare pa e ditur që e kishte zemrën në krah të djathtë

Rose Marie Bentkey, një amerikane nga Oregoni, vdiq vitin e kaluar në moshën 99 vjeçare dhe jetoi gjithë jetën e saj në shëndet të mirë, pa e ditur që organet e saj të brendshme ishin nga ana e kundërt.

Veçanërisht në zemër atriumi i majtë dhe barkushti i majtë janë zhvendosur të gjithë në të djathtë, në një pozicion të kundërt në lidhje me anatominë klasike të muskujve të zemrës.

Ndoshta ky rast nuk do të ishte zbuluar asnjeherë, nëse gruaja nuk do të donte ta dhuronte trupin e saj shkollës shkencore për t’u lejuar studentëve të mjekësisë të studiojnë nga afër organet dhe kjo gjë i la të gjithë studentët dhe mjekët e shkollës të surprizuar..

Rose lindi në Waldport në vitin 1918, një qytezë të vogël në Oregon dhe ishte një parukiere e apasionuar pas shkëncës.

Gruaja kishte zemrën në të djathtë dhe të gjitha organet vitale u zhvendosën me kohën, Ajo gjithmonë jetoi në shëndet të mirë dhe nuk e kishte dijeni për anomalinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here