Grabitja në Rinas/ Trondit gazetari investigativ Hoxha: Kush e vrau autorin, shokët apo policia?

0
19

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Report Tv” ka folur lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinas ku mbeti i vdekur njëri prej autorëve.

Në fjalën tij në studio, Hoxha hodhi dyshime lidhur me faktin se kush ishin autorët e vrasjes së njërit prej gabitësve.

“Dua të shoh se kush e ka vrarë personin. Arma e policisë apo e ajo e shokëve të tij të grabitjes. Dua të shoh procesverbalin. Ekspertiza do të provojë kush e ka shkaktuar vdekjen e tij. Është vrarë nga shkëmbimi i zjarreve apo është eliminuar nga shokët e tij?”-tha gazetari Hoxha.

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. Tre persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe katër urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here