Blerje votash/ Spahia shigjeton Braçen: Pse ka frikë shefi yt të vijë në Shkodër

0
4

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia i drejtohet ashpër zv.kryeministrin Erjon Braçe pas deklaratave të këtij të fundit për blerje votash në Shkodër.

Sipas Spahias, Braçe fillimisht duhet të zbardhë arsyen pse kryeministri Edi Rama ka frikë të shkojë në Shkodër.

“ZOTI ZV.KRYEMINISTER LEXO LIGJET
Erjon Brace paska deklaruar se paska sinjale e se paska pasur blerje pa fund votash ne Shkoder, por nuk e kontestoka rezultatin meqe zgjedhjet jane certifikuar si legjitime!!!!!! Vertete z.Brace kete llogjike ka nje individ qe eshte deputet prej plot gjashte legjislaturash???? Kete llogjike ka ai qe eshte numri 2 i ekzekutivit? A e di z.Brace se kur ke te dhena per nje veper penale, ke detyrimin ligjor ta denoncosh tek strukturat ligjzbatuese, tek ato struktura qe ju i kontrolloni plotesisht? A e di z.Brace se halli qe ju ka zene me pergjimet e dosjes 339 e 184, te prokurorise e jo te PD, sic jane publikuar per blerje te zgjedhjeve duke perdorur bandat tuaja, nuk mbulohen me keto lloj perrallash qe edhe vete nuk i beson? Shkodra ua ka dhene pergjigjen identike ne cdo pale zgjedhje, e padyshim duke i akuzuar shkodranet se qenkan blere, thjesht u perforcon qasjen refuzuese qe kane ndaj asaj cfare perfaqesoni! Nje keshille z.zv.kryeminister me detyre inspektori meqe ke marre persiper te punosh fort: nise nga zbardhja e arsyes se perse shefi yt ka frike te vije ne Shkoder.”-shkruan Spahia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here