“Një kopil i ndyrë si Enver Hoxha!” Goxhaj: Pse pushtimi fashist i 17 prillit është shkaku pse na vrau helmi komunist!

0
163

PSE PUSHTIMI FASHIST I 7 PRILLIT ËSHTË SHKAKU PSE NA VRAU HELMI KOMUNIST!
Dhe një Hipotezë me 5 pika se si do të ishte nëse s’do pushtoheshim (në literaturë kjo quhet: “HISTORI ALTERNATIVE”)

Nga Avokati Altin Goxhaj
Italia Fashiste në 7 Prill pushtoi në mënyrë të pabesë Shqipërinë por përgjatë pushtimit kontriboi më shumë se kushdo në zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë!
Iku siç erdhi, pavarësisht dëshirës pro apo kundër të shqiptarëve për shkaqe gjeopolitike dhe jo shqiptare!
Italia la aq shume zhvillim dhe përmirësim të Shqipërisë duke e trajtuar Shqipërinë si provincë italiane që kishte nevojë për zhvillim dhe dha maskimumin!
Por ngado që t’a shohësh dhe sado pozitiv të jesh ndaj rezultateve social-ekonomike dhe kulturore, Pushtimi Fashist është shkaku i gjëndjes që ne jemi sot këtu ku jemi:

1. Po të mos pushtohej Shqipëria nga Italia Fashiste dhe për pasojë edhe nga Gjermania Naziste më pas (pasi Mbretëria e Shqipërisë dukej që do të mbante një qëndrim neutral për shkak të marëdhënieve të baraslarguara dhe shumë të mira me të gjitha forcat Perëndimore të përfshira në konflikt, shto këtu që Shqipëria nuk i hyri në punë askujt në operacionet ushtarake), nuk do kishte asnjë shans të mbinte farë e ndyrë komuniste bolshevike dhe serbët nuk do t’a kishin krijuar kurrë Partinë Komuniste dhe ne s’do ta dinim kurrë se ekzistonte një kopil i ndyrë si Enver Hoxha!

2. Greqia nuk do të ishte përfshirë në konflikt me Shqipërinë dhe regresi i Greqisë si pasojë e luftës nuk do t’i sillte asnjë avantazh në të ardhmen ndaj Shqipërisë dhe nuk do të ishin shqiptarët që do lenin konckat në emigracion drejt Greqisë por grekët që do të vinin si gjthm më parë që do të kërkonin një jetë më të mirë në Shqipëri (pasojat e luftës civile dhe regjimi fashist më pas).
3. Shqipëria do të gëzonte një supermbështetje nga amerikanët në kuadër të Planit Marshall dhe ne sot do të ishim një Zvicër e vogël në Ballkan!

4. Nuk do kishte asnjë shans që në Jaltë Shqipëria ti jepej Bllokut Komunist pasi ndarja e Jaltës lidhej me palët në konflikt dhe pozicionet e vendosjes së ushtrive në konflikt (Ushtria e Kuqe përcaktoi kufijtë) dhe jo ato të papërfshira dhe Shqipëria do të ishte një zonë me ndikim perëndimor si për shkaqe historike, racore, gjeopolitike, kulturore por edhe fetare. Në rast sse Ushtria e Kuqe do të paraqiste rrezik forcat anglo-amerikane e sigurtë që do të zbarkonin të parat për shkak të konsensusit kombëtar antibolshevik dhe antirus që përfaaqësonte Mbretëria Shqiptare dhe populli shqiptar. Vendosja e Mbretërisë Shqiptare në Bllokun Perëndimor mund të kish pas ndikim të madh në raportet me Kosovën dhe kushedi këto halle mund ët ishin zgjidhur krejt ndryshe por kjo mbetet hipotezë e hipotezës ama është e sigurtë që një Mbretëri Shqiptare e pozicionuar në Perëndim do të kish qenë me kohë e vakt super ndihmë për Kosovën dhe shqiptarët kudo në trojet e tyre të shpërndarë në Maqedoni, Malin e Zi dhe Greqi!

5. Në çfarëdo përllogaritjeje, pasuritë kombëtare të pashtershme natyrore, kapaciteti bujqësor prodhues por edhe toleranca e madhe kulturore ndaj fqinjëve do t’a ndihmonin Shqipërinë që përgjatë Luftës së Dytë Botërore (dhe sidomos pas rrënimit të fqinjëve pas Luftës së Dytë Botërore) të bëhej një faktor i rëndësishëm pozitiv diplomatik dhe ekonomik përfshi edhe fuqizimin e porteve shqiptare si rrugë të forta ekonomike duke ndihmuar këdo për t’u fuqizuar ekonomikisht.

Gjths GJITHSHA KA NDODHUR DUHET TË NDODHTE.. SEPSE KA NDODHUR..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here