“Ramës po i vjen fundi!” Basha: Parlamenti është kthyer në nevojtore të qeverisë

0
125

Rrugaçëria e tij lidhet me faktin se po e ndjen fundin e vet”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Të  paekspozuarit” në “News 24” tha se Edi Rama ka shfaqur së fundmi shenja të një njeriu që i lëshojnë nervat dhe ofendon e flet si adoleshent rrugaç.

“Fjalori i tij është jashtë çdo lloj normaliteti. Ai flet si një adoleshent rrugaç dhe ka nisur të na flasë për hallate dhe për skrap. Kur njeriu ndjen se i ka ardhur fundi, kërkon të kapet pas batutave krejtësisht bajate dhe banale të një njeriu të marrë fund. Rrugaçëria e tij lidhet me faktin se po e ndjen fundin e vet”, tha Basha.

Basha më tej renditi akuzat ndaj Ramës, duke thënë se ai qëndron në pushtet vetëm falë lidhjeve të qeverisë me krimin..

“Qeveria e tij e kapur vjedh zgjedhjet me krimin e organizuar. Duhet të dërgohen në burg të gjithë ata që kanë vjedhur votat dhe kanë bashkëpunuar me kriminelë për të vjedhur votat e shqiptarëve. Rama sot ka kapur gjithë sistemin. Parlamenti është kthyer në nevojtore të qeverisë. Kanë dalë sheshit aferat e tij korruptive te Unaza e Re dhe për Teatrin”, tha Basha mes tjerash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here