Paralajmërim nga regjisori: Po fitoi Rama sërish godina prishet, jemi gati për konfrontim fizik…

0
129

I ftuar në “Natë me Xhaxhiu” mbrëmjen e some është regjisori Kastriot Çipi. I pyetur, se pse është i bindur për mos shembjen e teatrit, Çipi është shprehur i vendosur se nuk mundet, por edhe nëse ndodhë atëherë Aleanca është e gatshme për konfrontim fizik.

‘Unë kisha frikë në mandatin e dytë të Ramës për shembjen e teatrit.Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo ide, sepse ai krijoi Turbinën. Ai tashmë shpreson një rënie aksidentale të teatrit. Skenar mafioze nuk do të ketë sepse njerzit e dinë ku ta drejtoin gishtin. Nëse Rama sërish, fiton ne do të presim fadromat dhe do të jemi gati për konfrotim fizik. Nëse do të jetë ndonjë kryeministër tjetër atëherë nuk do të preket teatri.’

Ndërkohë që sipas regjisorit marrdhënia mes Aleancës për Teatrin dhe Partisë Demokratike është vetëm çështja e tratrit por kurrsesi nuk janë të varur apo ndikuar prej saj.

‘Aleanca për mua ka qënë një eksperiencë e shkëlqyer dhe një model për tu ndjekur nga të gjitha grupimet. Ne i kishim vendosur vetes vetëm një qëllim kyesor dhe në këtë sens ne i kemi shpëtuar ndikimit politik. Ne nuk mund të nga kontrollojë PD sepse nuk kemi interesa mes tyre. Nësë ata kërkojnë bashkëpunim ne jemi të hapur, por jo të ndikuar prej tyre.‘

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here