Kur konçesioni është më i shenjtë se jeta e shqiptarëve…

0
123

nga Nisma Thurrje

Në vitin 2016, Edi Rama me duart e Ilir Beqajt vendosi të japë me konçesion sterilizimin e pajisjeve të kirurgjisë. Proçesi i sterilizimit më parë kryej nga vetë spitalet dhe kishte një kosto rreth 1500 lek për set kirurgjikal. Sot, ne i paguajmë konçesionarit nga 17mijë deri në 37mijë lekë të reja për set kirurgjikal. Pra rreth 20 herë më shumë për të njëjtin shërbim.

Duke qenë se Ministria ka hyrë në borxh me konçesionarin , i cili ka përfituar dhjetra miliona euro me të cilat jo vetëm kishim zgjidhur sterilizimin përjetë por kishim ndërtuar edhe një spital të ri, dhe ka probleme me buxhetin, tani po u kërkohet mjekëve që të operojnë më pak…

Edi Rama, a je në terezi? Si mund të ketë kontrata me konçesionarin tënd më shumë vlerë se jeta e njerëzve? Çfarë do i bëni gjithë këto miliarda që po u zhvasni shqiptarëve? Ku do i çoni? Nuk u ngopët? Do vrisni tani? Sepse kjo është vrasje me paramendim. Ti thuash mjekëve të mos operojnë sepse ti me Ilir Beqen keni firmosur një kontratë konçesionare totalisht korruptive…kjo është vrasje…
Boll! Ndal!

Fotografia e Ne Shqipëria

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here