Ish deputeti nuk përmbahet ndaj Ramës: Ja kush është tradhtia më e madhe që u ka bërë shqiptarëve…

0
137

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” tha se kësaj qeverie po i vjen fundi. Strazimiri nënvizoi se kjo qeveria ka tradhtuar shqiptarët për shkak të lidhjeve të saj me krimin.

“Kjo qeveri ka tradhtuar popullin. Ka 6 vjet që tradhtohet populli shqiptar nga një qeveri e kriminalizuar. Kjo qeveri me bandat në katër anët e Shqipërisë është në fundin e vet. Këta po ndjejnë fundin e tyre dhe po bëhen qesharakë. Mjafton të përmendësh lidhjet e këtyre me kriminelët, të përmendësh dosjet 339 dhe 184 ku flitet për krim të organizuar, për të kuptuar se kemi në krye një qeveri kriminale. Në dosjet 339 dhe 184 ka telefonata të kriminelëve të njohur me zyrtarë të lartë të qeverisë. Kjo qeveri është e lidhur me krimin deri në fyt”, tha Strazimiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here