Denoncim i fortë, me foto! Pedagogu u dhunua nga efektivi i krimeve: Shkova për ndihmë në polici!

0
116

Me anë të një postimi në rrjetet Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se është pedagog në universitet dhe është dhunuar në komisariat pasi kishte shkuar për të denoncuar bllokimin e rrugës nga ku hyn në banesë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një pedagogu, që shprehet se ka shkuar në polici për ndihmë, por është dhunuar nga një prej efektivëve.

Sipas tij, personi që e kishte dhunuar është Bledar Levonja, efektiv i krimeve në Komisariatin e Lushnjës. Po ashtu ai shprehet se pas kësaj ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për mosbindje ndaj policisë dhe është mbajtur i shoqëruar për 10 orë në.

Denoncimit të tij, qytetari i bashkëngjit edhe foto, sipas të cilit dëshmojnë dhunën e ushtruar nga policia.

Postimi i plotë:

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,
Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.
Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.
Ju falenderoj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here