Kërcënim direkt ndaj shkrimtarit! Përgjegjësia bie mbi Spartak Brahon, nëse mua apo familjes i ndodh gjë…

0
107

Shkrimtari Agron Tufa është shprehur, se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet.

Kryetari i Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar pas akuzave të ish-kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, aktualisht deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi sot në Kuvend shkarkimin e tij.

Në një intervistë për Syri.net, ai është shprehur se ky është një kërcënim direkt që i bëhet nga deputeti Spartak Braho duke përdorur tryezën e Kuvendit të Shqipërisë.

“Një shantazh, një frikësim. Unë atë e marr saktësisht si kërcënim sepse pas Brahos fshihet sigurimi i shtetit me gjithë background-in e zi që ka. Prandaj nëse do të më ndodhë ndonjë gjë, mua apo familjes sime, përgjegjësia bie mbi Spartak Brahon. Është një kërcënim direkt që bëhet duke përdorur tryezën e Kuvendit të Shqipërisë. Unë vazhdimisht shantazhohem dhe kërcënohem në mënyrë halabakçe”, u shpreh për Syri.net, pedagogu dhe shkrimtari Agron Tufa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here