Histori rrënqethëse! Motër e vëlla bashkohen pas 38 vitesh

0
127

Teksa sheh motrën për herë të parë, Yllsoni përlotet dhe sheh se ngjason me atë. Magdalena, është e prekur nga gjithë historia e vëllait. Ajo shkon pranë tij dhe i jep atij përqafimin e munguar preh shumë vitesh.

Rreth 9 vite më parë Yllsoni mësoi se kishte dy motra, por pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme ai nuk arriti të binte në gjurmët e tyre sepse e vetmja e dhënë që kishte ishin dy emrat e tyre: Magdalena dhe Anila.

Ndaj ai vendosi të shkojë në programin “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” për t’i kërkuar dhe për t’u përcjellë një mesazh dashurie.

“Bëra një udhëtim të gjatë, 18 orë. Unë kam lindur në Cërrik të Elbasanit, babai kishte patur një martesë të parë me të cilën kishte dy vajza. Ai u divorcua dhe u lidh me mamanë time. Mamaja studionte për laborante, ndërsa babai ishte oficer. Nga martesa vjen në jetë fëmija i madh, vëllai im. Më pas kishin disa konflikte në familje, sepse mamaja kishte kuptuar që ai kishte një lidhje paralele. Divorci i parë me familjen tjetër kishte ardhur për të njëjtën arsye, sepse babai kishte një lidhje. Ata bënë një ndarje jo të ligjshme dhe mamaja shkon tek prindërit. Për mentalitetin e kohës, gjyshi nga mami thoshte bashkohu për të mbajtur familjen, për shkak të turpit, opinionit, kështu bashkohen prapë dhe vij në jetë unë. Ata shkonin shumë keq. Ai mbase edhe nga shkarkimi nga detyra si oficer që hodhi poshtë gjithë punën e tij, filloi edhe pijen.

Gjatë kësaj martese, ngelet shtatzanë me fëmijën e tretë. Një ditë mamaja shkon më herët nga puna në shtëpi dhe gjen babain me të dashurën. Kthehet përsëri në Korçë tek gjyshi dhe tregon gjithë historinë. Aty mamaja martohet përsëri, por të gjitha fatkeqësitë rikthehen. Nga martesa njerku sjell djalin e tij, i cili u kthye në një vëlla për mua. Ai më ka mbështetur, sepse jeta nuk ishte ashtu siç e prisja. Kisha shumë dëshirë të takoja babain biologjik. Pas disa vitesh shkoj në shtëpinë e tij, por më dha një përqafim jo të ngrohtë. Ne shkuam të qëndronim disa ditë me babain për ta njohur, por ai tha se nuk iu pranoj.

Në shtëpi isha me njerkun dhe nuk rrija dot, u arratisa 13 vjeç për në Greqi, në një udhëtim 6 ditor. Kam shkuar në Selanik, kam fjetur edhe jashtë, stolave dhe atje gjej një të njohur i cili është edhe shpëtimtari im. Më pas kushuriri më merr në Athinë, ku u vendosa dhe aty jetoj edhe sot. Bashkëshortja është ndodhia më e bukur në jetën time me të cilën kam edhe tre vajza. Nuk e dija që kisha një hallë, vëllai i jep numrin tim dhe takohem në Greqi.

Folëm për një kohë të gjatë dhe ajo më tregoi për jetesën tonë. Halla jetonte me babain dhe e njihte shumë mirë. Ajo më tregoi që nga martesa e parë kishte edhe dy vajza dhe mësova që kam dy motra në moshën 32 vjeç. Më erdhi mirë, sepse kam dashur të kisha një motër. Duke treguar historinë halla, mendova si ka mundësi që një prind të ketë pesë fëmijë dhe asnjë t’i rrijë në krah. Dija që ishte inteligjent, gjithë ato vite shkollë dhe të përfundonte kështu nuk më besohej. Kërkova që të njihja motrat, por halla nuk kishte informacione dhe më tha vetëm emrat. Magdalena dhe Anila ishin emrat e motrave, por me pak të dhëna nuk mund të kërkosh. Fola me babin pas shumë vitesh dhe e shihja si një të huaj, por e mora për motrat edhe ai më tha që nuk kam asnjë kontakt”.

Pas rrëfimit të Yllsonit, Ardit Gjebrea dha lajmin e mirë se janë gjetur dy motrat.

“Njërën e ke në Greqi në Selanik, tjetra është në Tiranë. Tani do të njohësh virtualisht motrën tënde”, i thotë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here