Edhe Elbasani, çfarë po ndodh!? Blindohet nga policia, kontrolle të befasishme në…

0
115

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve , por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

Në orët e para të mbrëmjes së dielë Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti.Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet ,kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’. Policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here