Shpërthen Salianji: Rama bëri lojë të rrezikshme! Ja disa fakte që nuk i mbulon dot…

0
107

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji në një konferencë për shtyp ditën e sotme komentoi leximin që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i bëri sot raportit të DASH.

“U shfaq sot një lojë e rrezikshme me ministrin e Jashtëm në detyrë, i cili u mundua të zbehë të dhënat alarmante se Shqipëria është burim për heroinën dhe kokainën. Kjo nuk mbulohet me propagandën absurde. Shqipëria burim në rritje për kokainën dhe heroinën. Kjo fjali është përfshirë për herë të parë në raport. Nuk ishte as në raportin e një viti më më parë. I kërkoj mediave të publikojnë të dy raportet për të mos lejuar që Edi Rama dhe lodrat e tij të mos e paraqesin situatën si një normalitet dhe ku s’ka asgjë për tu shqetësuar”,- u shpreh me të tjerash Salianji.

DEKLARATË E ERVIN SALIANJIT

Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizuatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

1. Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar

2. Droga e seksustruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.

3. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.

4. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.

5. Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

6. Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, përsoni përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

Raporti i DASH viti 2018

Raporti i DASH viti 2019

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here