Fermeri rrëzon propagandën e Ramës…Ja çfarë i ka thënë…!!

0
74

Dështimi i fermerëve është dëshmia më e qartë e propagandës së rreme të Ramës që flet për subvencione, ndërsa shumë prej këtyre fermerëve po detyrohen nga dita në ditë të hedhin prodhimet në lume pasi nuk i shesin dot.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë pasi u mungon tregu, që është monopolizuar nga oligarkët e lidhur me pushtetin.

Një ndër ta është edhe Xhavit Muka, nga fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë Bulqizë.

Fermeri thotë për Ora News se është kthyer nga emigrimi në Itali dhe ka krijuar plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi. Por edhe pse ka patur superprodhim, ai është përballur me mungesë tregu, pasi sipas tij prodhimi maqedonas hyn me çmim më të lirë.

Për këtë arsye ai është detyruar ti hedhë produkte në lumë.

‘Nuk shitet dhe detyrohemi ta hedhim në Drin me kamion sepse nëpër përrenj helmojmë bagëtinë e shokëve. Më kanë mbetur stok kungujt, mollët, arrat. Nuk kemi treg ku ta shesim. Edhe me 200 lekë ti japësh nuk i marrin.

Fermeri tha gjithashtu se i është dashur të paguajë punëtor për mbledhjen e prodhimit, ndërsa paguan tani edhe për hedhjen e tij në lumin Drin.

“Kemi paguar 5 kamionçinë për ti hedhur dhe prapë do paguajmë.”

Tashmë i dorëzuar, fermeri Xhavit Muka ka vendosur të rikthehet me familjen në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here